Ish-eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërine në PE, Doris Pack, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama për të vajtur në zgjedhje vendore më 30 qershor, duke mos respektuar dekretin e Presidentit. Pack i ka konsideruar farsë zgjedhjet pa opozitën, që pritet të mbahen ditën e nesërme, ndërsa shton se nëse OSBE i vëzhgon ato, “e bën veten e saj bashkëfajtore”. “Në një vend demokratik, kryeministri nuk del kurrë kundër dekretit të Presidentit. Të shkretët qytetarë, kujt duhet t’i binden? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon, e bën veten e saj bashkëfajtore”, ka shkruar ajo.