Nga dita e diel, ShkodraWeb ka hapur një sondazh lidhur me “30 qershorin”. Në faqen zyrtare në Facebook, është vendosur një pyetje e thjeshtë: “Mendimi juaj për ne vlen: A do të merrni pjesë në votimet e 30 qershorit?”. Vlen të theksohet se interesimi për të marrë pjesë në këtë sondazh, nuk ka qenë i lartë me rreth 500 votues. Votuesit, brenda kohës së caktuar për votim, kanë patur mundësi të ndryshojnë votën e tyre me dy alternativa: PO dhe JO. Në fund të sondazhit rezulton se 69% e pjesëmarrësve janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votim dhe 31% kanë thënë se do të votojnë me 30 qershor.