DASHI: Qëndroni me këmbë në tokë, e do ti shikoni gjërat ashtu siç janë. Paqartësia që dominon mund t’ju shkaktojë ndonjë problem në jetën tuaj. DEMI: Do ju kërkohet të merrni pjesë në një projekt social. Do të jeni të lirë të ndiqni objektivat tuaja pa hasur në keqkuptime me të gjithë ata që ju rrethojnë. BINJAKET: Do të qëndroni gjatë në punën tuaj,pasi gjithmonë jeni të shqetësuar për t’ju treguar të tjerëve vlerat tuaja profesionale. Yjet ju kanë rezervuar një surprizë të këndshme gjatë ditës së sotme. GAFORRJA; Përpara se të ktheheni mbrapa, mundohuni të kuptoni se çfarë po ndodh. Në lidhjen afektive përgatituni për të marrë vendime deçiziv, pasi ti shtyni më tej gjërat do të jetë e kotë dhe e rrezikshme. LUANI: Nëse nuk dëshironi ta flakni tej kohën tuaj, përcaktoni pikat kryesore e përmbajuni atyre. Vetëm kështu mund të merrni rezultatet që dëshironi. VIRGJËRESHA: Ju pret një ditë pak a shumë e vështirë, në të cilën edhe gjërat më sinjifikative, rrezikojnë të shkaktojnë dyshime dhe frikërat të thella. Për problemet praktike, zgjidhjet nuk do të mungojnë.
PESHORJA: Pavarësia dhe bashkëbisedimi me të tjerët do të jenë çelësat e suksesit, kështu që përfitoni për të firmosur marrëveshjet që keni mbi tavolinë. Sensi juaj praktik i gjërave do ju ndihmojë t’ia dilni mbanë qëllimeve që do i vendosni vetes. AKREPI: Sot nuk do të jetë e lehtë për ju të shkoni dakord me të gjithë. Humori juaj do të ndryshojë shumë shpejt nga një ekstrem tek tjetri, kështu që do të jenë të paktë ata që do ju qëndrojnë nga mbrapa. SHIGJETARI: Dedikojini pak më shumë kohë vetes suaj, sepse do të jetë një investim produktiv. Kush është rrotull jush do t’ju vërë re duke ju bërë propozime interesante . BRICJAPI: Nëse evenimentet përsëriten në mënyrë monotome e të mërzitshme bëni mirë të ndërhyni ju duke sjellë të reja që mund të ndryshojnë gjërat. Ndoshta kështu i shikoni gjërat në një aspekt tjetër. UJORI: Do të tentoni të ekzagjeroni deri në ekstrem çdo situatë. Aspektet planetare do të jenë mjaft interesante duke ju ofruar një periudhë mjaft intriguese, të cilën mund të rifilloni ta eksploroni që nga sot. PESHQIT: Mundohuni të jeni të fortë edhe pse Hëna nuk ju favorizon në të gjitha drejtimet. Në realitet nuk do të keni motive të shqetësoheni, por pasiguria juaj do ju shkaktojë stres.