Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka denoncuar se në një qendër votimi, komisionerët kanë mbyllur derën prej dy orësh dhe se po plotësojnë fletët e votimit. Në një postim në facebook, Ademi shkruan se kjo po ndodh në Qv 0216, Bërdicë e Mesme, duke shtuar se komisionerët po marrin në telefon qytetarët duke i kërkuar ID. “DENONCIM – Ne Qv nr. 0216 Berdice e Mesme ka 2 orë qe eshte mbyllur dera. Komisioneret jane brenda. Sipas informacioneve qe kemi, po plotesojne fletet e votimit duke perdorur numrat e kartave ID qe i marrin duke u telefonuar qytetareve dhe duke ua kerkuar ate. – Ne QV nr. 0216 ne Berdice e Mesme, e mbyllur para 2 oreve, pjesemarrja reale eshte me pak se 40 votues nga 939 te regjistruar ne lista.”, shkruan Ademi.