Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke i quajtuar pohimet e tij si kërcëcime në vetë të parë dhe kundrejt fëmijëve të tij. Gjatë konferencës për shtyp, kreu i shtetit tha se në vendimet e tij, nuk kishte asnjë konflikt interesi me të shoqen, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhin, nuk kishte asnjë lloj konflikti interesi, ndërsa tha se në të njëjtën situatë ishte edhe Balla, pasi nëna e fëmijëve të tij, Belinda Balluku, është pjesë e kabinetit “Rama”. Duke e interpretuar këtë fjali si një kërcënim, gazetari e ka ftuar presidentin përmes një postimi në “Facebook” që të përballet me të në studion e emisionit të tij të enjten, duke i bashkangjitur ftesës edhe një foto ku kanë pozuar bashkë në vitin 2002 në Kremlin. “Me Ilir Metën në Kremlin në 2002, kur ishte zëvendëskryeministër ?. Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare më sulmoi e kërcënoi mua dhe fëmijët e mi. Por dhe me sfidoi për të ardhur në emision dhe të përballej me të vërtetën sipas tij dhe te vërteten sipas meje. Ilir! Të pres të enjten në ora 21 në #realstory ne @vizionplus. Ballë për Ballë. Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mëngjesit. ?”, shkruan Balla.