Një aksident fatal, me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe dëmtimin e një tjetri, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Aksidenti ndodhi disa minuta më parë, në afërsi të lapidarit në Shëngjin, ku një makinë ka përplasur një motor. Dy të rinjtë kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa janë dërguar në spital, por njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.