Janë dashur 21 vite që një shtetas shqiptar të vihet para drejtësisë. Nje 50 vjecar, lindur dhe banues ne Elbasan eshte vënë në pranga nga policia per llogari te drejtesise italiane. Uniformat blu bejne me dije se ka rënë ne pranga shtetasi S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “V.rasja me paramendim”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë K.riminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “V.rasja me paramendim”.
Rrethanat e ngjarjes: Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me a.rmë zjarri automatike në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.”.