Kryetarja e Grupit të Demokratëve, Rudina Hajdari deklaroi sot se ishte është kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Ajo ka thënë sot se konflikti mes Ramës dhe Metës është personal dhe se procedura e shkarkimit të kreut të shtetit duhet të shtyhet. Hajdari ka thënë se ka kërkuar që ngritja e komisionit hetimor duhet të shtyhet dhe se kjo procedurë të diskutohet kur të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. “Ne e shohim konfliktin mes Ramës dhe Presidentit si një përplasje personale dhe prandaj ne kërkojmë që ky komision hetimor të shtyhet dhe të ridiskutohet kur të kemi një Gjykatës Kushtetuese funksionale. Nuk kemi pse nisim një procedurë dhe më pas ta lëmë përgjysmë”, tha Hajdari.