Ajo tregoi edhe bisedën me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, i thanë se pjesëmarrja në votimet e së dielës ishin rreth 7.9%. “Ne jemi drejt fundit të rrugëtimit të një marrëzie. Që do të thotë pavarësisht gjitha presioneve…Gjatë gjithë këtij procesi, kam zbatuar vetëm ligjin. Rezistenca ime ka qenë e thjeshtë. Unë i jam referuar vetëm ligjit. Unë di të them atë që më kanë thënë përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. 7.9%, që do të thotë ajo që kanë vlerësuar ata. Rreth 10 mijë veta. Rezistenca ime në këtë rast edhe më përpara 30 qershorit, edhe përpara, edhe sot është ligjore. Ju mendoni se do të vijë me dhunë policia dhe do të më nxjerrë? Si mund të lejohet që kriminaliteti të uzurpojë bashkinë. Kjo nuk mund të ndodhë. Unë akoma besoj se sistemi do të funksionojë. Unë sot kam apeluar. Janë 95% e qytetarëve të Shkodrës që kanë refuzuar. Duhet të keni frikë nga gjithë ai refuzim i madh. Jemi akoma herët për të shkuar në një konkluzion të tillë”, u shpreh ajo.
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se do të qëndrojë në zyrë pasi është duke zbatuar ligjin. Në emisionin Opinion, ajo tha se përfaqëson njerëzit pasi është zgjedhur në mënyrë legjitime. “Unë përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë se zbatimi i ligjit. Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve. Gjatë gjithë këtij proces, po flas për zgjedhjet vendore, unë kam zbatuar vetëm ligjit. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, tha zonja Ademi.
Duke treguar takimin me monitoruesit me OSBE/ OHDIR, Ademi tha se në Shkodër kanë votuar rreh 10 mijë vetë. E duke iu referuar kësaj shifre kryetarja e Bashkisë tha se nuk mund të lejojë që qytetin ta uzurpojë krimin. “Rezistencat e mia edhe pas 30 qershorit janë ligjore dhe janë në zbatim të ligjit. Kush do ta merrte përsipër që në qytetin e Shkodrës, përballë asaj mase të madhe njerëzish të mund të lejojë që kriminaliteti të uzurpojë pushtetin. Jemi shumë herët për të dhënë përfundime”, theksoi zonja Ademi.