Nndërsa është mësuar sot kryetari i KQZ-së Klement Zguri, i cili është marrë në mbrojtje nga Garda dhe Policia, kanë dalë detaje të reja për personin që ka kryer aktin. Personi në fjalë identifikohet si nga Shkodra dhe ka inicialet E.P. Sipas burimeve, ky person ka dërguar mesazhe ndaj Zgurit në rrjete sociale, duke e kërcënuar jo vetëm për jetën e tij por edhe të familjarëve. E.P. ka folur për “v.rasje të tij dhe të familjes” së Zgurit. Ndërkohë, ka nisur hetimi për personin E.P., i cili sipas gjasave përdor një identitet fals në Facebook, madje me disa profile, prej nga mësohet se ka dërguar mesazhe me fyerje e kërcënime edhe për persona të tjerë, kryesisht nga bota e politikës lokale dhe kombëtare, madje edhe ndërkombëtare.