KQZ mblidhet këtë të shtunë për kërkesën e Bindjes Demokratike, për shpalljen të pavlefshme të votimeve të 30 qershorit në disa bashki. Në rendin e ditës së mbledhjes e sotme, siç njofton KQZ, është hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike, me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në disa bashki në vend. Bindja e Astrit Patozit kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 41 bashki: Sarandë, Maliq, Skrapar, Gjirokastër, Libohovë, Himarë, Lushnje, Divjakë, Patos, Kurbin, M.Madhe, Berat, Durrës, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Tiranë, Shijak, Lezhë, Bulqizë, Kukës, Shkodër, Tropojë. Klos, Tepelenë, Selenicë, Mallakastës, Gramsh, Vlorë, Këlcyrë, Korçë, Fier, Prrenjas, Librazhd, Rrogozhinë, Belsh, Elbasan, Vorë, Krujë, Kamëz dhe Has.