Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë mbrapsht 41 kërkesat e paraqitura nga Bindja Demokratike, për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit. KQZ ka bërë kërkesë që kjo forcë politike për të sjellë materialet e nevojshme për të analizuar ankimimet e saj. Nënkryetari Denar Biba deklaroi se Bindja Demokratike duhet të paraqesë prova për të bazuar ankimimin e saj, për t’i hapur kështu rrugë edhe një hetim për manipulim të rezultatit.
Në mbledhjen e sotme u certifikua edhe rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit për bashkitë Kamëz dhe Korçë duke konfirmuar zyrtarisht në detyrë kryebashkiakët e rinj, Rakip Suli dhe Sotiraq Filo, dhe listat e këshilltarëve bashkiakë për këto dy bashki.