Ditën e sptme, Instituti i Studimeve Politike publikoi një tabelë lidhur me rezultatin e votimit të 30 qershorit në Bashkinë Elbasan. Dokumenti, i cili mund të gjendet edhe në këtë moment në faqen zyrtare të KQZ-së me link http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/07/KRYETAR-ELBASAN.pdf, tregon më së paku një mishmash dhe më së shumti një skandal me publikimin e shifrave. Ato nuk rakordojnë, sidomos në numrin e votuesve në krahasim me votat. Pak pas këtij publikimi, efekti i të cilit u shumëfishua përmes përhapjes nga mediat e portalet, ka reaguar numri 2 i PS-së, Taulant Balla, koordinator politik për Qarkun Elbasan. Ai ka publikuar një tjetër dokument, natyrisht i përmirësuar në përllogaritje shifrash, duke e shoqëruar edhe me linkun http://cec.org.al/wp-content/uploads/2019/07/Elbasan-Kryetar.pdf. Që të dy dokumenta, janë edhe tani në faqen zyrtare të KQZ-së, duke e lënë dilemën hapur: Ka pasaktësi apo falsifikim?
Duket thënë se dokumenti i prezantuar nga Balla, është publikuar dhumë orë pas atij të publikuar nga ISP dhe që në KQZ online, mban datën 5 korrik. Ai i publikuar nga Balla, mban datën e sotme. Ajo që bie në sy, është edhe ndryshimi në mes dy dokumenteve, që vihet re edhe me sy të lirë. Dokumentat janë brenda një “folderi” (dosje) në faqen zyrtare të KQZ-së, por emrat i kanë të ndryshëm: “KRYETAR-ELBASAN” dhe “Elbasan-Kryetar”. Mesa duket, ka patur përpjekje për ti bërë të ngjajë të njejta. Përveç ndryshimit të shifrave në këto tabela, ajo që bie në sy është edhe ana grafike. Janë krejtësisht të ndryshme. Dokumenti i publikuar nga ISP duket se është proshuar elektronikisht. Ndërsa ai i publikuar nga Balla duket se është printuar fillimisht dhe më pas është skanuarpër tu “upload”-uar (depozituar) në faqen zyrtare të KQZ.
Po ashtu, bie në sy se në kokën e dokumentit, logot e KQZ por edhe stemat e Republikës janë qartësisht të ndryshme. E njëja gjë mund të konstatohet edhe për ndërtimin e tabelës por edhe “font”-it (llojit të gërmës së përdorur). Ajo që është më flagrante, është ekzisetanca e dy tabelave të ndryshme, me rezultate të ndryshme për të njëjtën bashki në faqen zyrtare të KQZ-së. Dyshimet janë të arsyeshme që dikush ka falsifikuar. Të jetë Balla duke reklamuar një dokument të falsifikuar?! Më poshtë, foto e dy dokumentave dhe mund ta verifikoni vetë nëse janë të ndrysheëm ajo jo…