Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është sulmuar nga persona të pa njohur. Makinës së analistit i kanë thyer xhamin e makinës me një gur të madh. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë Fatos Lubonja, i cili është shprehur se nuk ka dashur ta bëj vetë publike dhe se ngjarja kishte ndodhur para disa ditësh. Për këtë ngjarje ka reaguar sot, Presidenti, Ilir Meta i cili në mesazhin e tij uroj që ky sulm të mos jetë politik. Por në të njëjtën kohë Meta në mesazhin e tij përdor termin e “çunat problematik” që dolën nga përgjimet e dosjes 184 në Dibër, të cilët përmenden nga Damian Gjiknuri. Sipas Metës ata kanë sulmuar makinën e analistit që sipas tij është kritik ndaj Edi Ramës. “Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”, shkruan Meta.