Pasi ka humbur betejën në Shqipëri me “vetting”-un, ish- antarja e Gjykatës Kushtetuese zgjedh rrugën e Strasburgut për të gjetur të drejtën. Mësohet se Altina Xhoxhaj ka dërguar çeshtjen e saj në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Deri në këto momente, nuk jepen më shumë detaje, por për vetë natyrën e gjykatës në Strasburg, Xhoxhaj do të tentojë të provojë se i janë shkelur të drejtat nga “vetting”-u shqiptar.
Para rreth një viti, gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.