Shqiptaro-amerikani Peter Lumaj, kandidat për guvernator dhe Sekretar të Shtetit në Konektikat, vjen në një rrëfim ndryshe për jetën e tij dhe politikën, në një lidhje Skype për emisionin “A Show”, në News24. Lumaj i larguar prej 30 vitesh si refugjat në Amerikë, aty ku krijoi familjen e tij, baba i tre fëmijëve dhe një republikan i njohur në rrethet e emigracionit shqiptar në SHBA. Lumaj është mbështetës i presidentit Trump dhe foli edhe për lajmin nëse i ishte ofruar roli i ambasadorit amerikan në Shqipëri. Lumaj deklaroi se diskutimet me administratën nuk do të donte t’i bënte publike, por që ndryshimet në drejtimin ligjor e kushtetues në Shqipëri do ishte avantazh t’i sillte një amerikano-shqiptar.
Lumaj tha se nuk ka ambasador që nuk është edhe politikan dhe që lidhet me politikën e vendit kur shërben. Si shembull solli kohën kur u emërua Obama, që sipas Lumaj ndërhynë në politikën e shqiptarëve, ishin të majtë. Për sa i përket përgjimeve të “Bild” Lumaj tha se si ka mundësi që regjistrohen nga një gazetar gjerman dhe nuk ka asnjë hetim dhe kjo sipas tij përben një shkelje flagrante të sovranitetit. Ndërsa në lidhje me 30 qershorin, Lumaj tha se Shqipëria humbi sovranitetin për herë të dytë pasi zgjedhjet u përcaktuan nga të huajt.
Ai shtoi më tej se në Shqipëri ka shumë politikanë, por nuk ka udhëheqës dhe ai që humb është populli, për të cilin nuk diskutohet asnjëherë. “Protestat nuk ndryshojnë situatën në PD, duhet të shpenzojnë me shumë kohë duke ofruar alternativa përmes takimeve në komunitet. PD duhet të organizohet.”-deklaroi Lumaj.
Ndërhyrjen e Soros në Shqipëri, Peter Lumaj e cilësoi si rrezikun më të madh që ka Shqipëria sot. Ai tha se Soros është me origjinë hungareze, i majtë dhe shumë i njohur në Amerikë. Sipas Lumaj Soros ka promovuar lëvizjen socialiste jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Europës përmes investimeve në miliona dollarë. Ai tha se disfata më e madhe që ka Shqipëria janë ndërhyrjet e majta për të promovuar socilizmin, ku me paratë e tij po organizon këto lëvizje, përmes të cilave fitoi edhe zgjedhjet në Shqipëri. Lumaj tha se duhet të ketë diskutime mes PD-PS dhe se të kesh Soros në Shqipëri, Parlamenti duhet t’i deklarojë “non grata”, pasi udhëheqësit nuk duhet të pranojnë paratë e korruptuara që influencojnë partitë.