Hysen Hysa nuk do të jetë më Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër. Ai ka paraqitur ditën e djeshme (të hënën) dorëheqjen e tij tek eprorët. Mësohet se largimi i Hysajt nga posti, është bërë me dëshirën e tij. Hysa qëndroi për gjashtë vite në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, duke qenë një nga drejtorët më jetëgjatë në këtë pozicion mjaft delikat. Dorëheqja e Hysajt vjen vetëm pas një javë nga votimet e 30 qershorit.