Në Kolegjin e Apelimit është duke u zhvilluar seanca e dytë për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagonjorin. Komisioneri Publik është duke bërë parashtrimet e tij, për 23 provat e paraqitura nga Zaganjori në seancën e parë. “Në lidhjet me prapsimet e Zaganjorit, referuar edhe përmbajtjes së procesverbalit të seancës. KP, vlerëson se sa i takon shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Komisioneri vlerëson se edhe pas prapsimeve, shkaqet e ankimit të lidhura me interpretimet ligjore te përdorur nga KPK në vendimin e konfirmimit mbeten për tu shqyrtuar nga kjo trup gjykuese. Për katër pasuritë në Tiranë, në lidhje me shkaqet e ankimit për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme, prova e paraqitur, kontrata noteriale nuk sjell ndonjë risi, apo fakt të ri juridik”, tha Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.
Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Sipas Komisioneri Publik, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Xhezair Zaganjori, nuk arriti një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.