Nje qytetar vlonjat eshte kapur ne piken e kalimit kufitar te Muriqanit duke transportuar 18 pako me droge, kanabis sativa. Lenda narkotike eshte zbuluar nga policia pas kontrollit te kryer dhe dyshohet se do ta trafikonte drejt Vjenes ne Austri. Menjehere pas zbulimit te droges, qytetari nga Vlora eshte arrestuar ne flagrance dhe eshte derguar ne mjediset e paraburgimit ne Shkoder per tu marre ne pyetje nga prokuroret. Gjate dites se sotme, jane shtuar ndjeshem kontrollet ne Muriqan per te parandaluar kalimin e azilkerkuesve drejt BE. Mesa duket edhe vlonjati eshte “viktime” e ketyre masave”. /ShkodraWeb/