Ish- deputeti Bardh Spahia pritet të jetë i pranishëm në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë në “Apelin” e Shkodrës. Seanca e nisur rreth orës 09.30 të ditës së sotme, është ndërprerë pasi Spahia nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Nuk ka informacione për arsyen e mungesësë, por sipas gjasave ka qenë Policia e Shtetit që nuk ka kryer shoqërimin e ish- deputetit për të qenë i pranishëm në seancë. Gjykata ka komunikuar me Komisariatin e Policisë në Tiranë dhe është vendosur që seanca të nisë rreth orës 14.00, ku pritet të vijë nga Tirana edhe Spahia. Ish- deputeti i Shkodrës ndodhet në “arrest shtëpie” pas ngjarjeve në Shkollën “Shejnaze Juka”, ku gjatë një proteste iu vu flaka një magazine ku kishte materiale zgjedhore për 30 qershorin.