Brenda pak ditëve, rikonstruksioni i rrugës “Zef Kakarriq” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës përfundon. Ditën e sotme, ka nisur hedhja e shtresave të asfaltit, pasi kanë përfunduar punimet në infrastrukturën nëntokësore. Për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh, rikonstruksioni i kësaj rruge në zemër të Shkodrës, u bë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.
Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera këto 4 vitet e fundit, projekti i zbatuar ishte i plotë me kanalizimet e ujrave të bardha- KUB në 160 metër linear, kanalizimet e ujrave të zeza- KUZ 265 metër linear, rrjeti i ujësjellësit 230 metër linear, bordura 330 metër linear, ndriçim dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.