Një lajm i keq vjen nga Greqia, lidhur me bashkëkombasit tanë që jetojnë e punojnë atje. Mësohet se një i ri vetëm 33 vjeç ka humbur jetën në spital, pasi u dërgua atje pak pas mesnatës së sotme. Mësohet se shqiptari është i ditëlindjes 1986, ndërsa policia nuk e ka publikuar akoma identitetin e tij. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, i riu duket se ka qenë viktimë e një atentati të mirëmenduar. Ajo çfarë e bën më të dhimbshme ngjarjen, është se 33 vjeçari është gjetur i shtrirë në mes të rrugës nga kalimtarë të rastit.
Shqiptari u qëllua me pistoletë në rrugë, në lagjen “Hajdari”. Ai mori dëmtime të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit. Policia gjithashtu u njoftua lidhur me ngjarjen. I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty. Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.