Një ngjarje e rëndë njoftohet të ketë ndodhur para disa orëve në Holandë ku është përfshirë edhe një shqiptar. Nuk bëhet fjalë për një shtetas shqiptare “të zakonshëm”, por për atë që njhej si “Presidenti i Çamërisë”, Festim Lato. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Lato ishte ftuar nga dy persona për kafe mbrëmjen e kaluar. Por sapo ka dalë në pragun e shtëpisë, ai ra në një pritë që sipas gjasave i ishte përgatitur. “Presidenti i Çamërisë” Festim Lato ka humbur jetën menjëherë nga të shtënat kundër tij.
Policia e Holandës ka njoftuar familjen e Latos dhe rasti ka filluar të hetohet. Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.
Ndryshe Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.
“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, kishte thënë ai.
Njoftimin e v.rasjes e ka bërë një person Angelo Aliu, i cili është vetëshpallur si kryeministër i Republikës së Çamërisë. Ai shkroi në Facebook se është v.rarë në Hollandë pas një atentati Festim Lato.
“Në Holandë nga v.rasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për v.rasjen e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shokëve të tij. V.rasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është v.rasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë g.jaku o trim! Çamëria është g.jaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!
Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu“, shkruan ai në rrjetet sociale.
Motivet e v.rasjes nuk bëhen me dije në njoftimet në fjalë, të cilat janë publikuar edhe në faqen e vetë të ndjerit.