Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj të Facebook një fotografi me djalin e saj, Besarin, teksa ndodhen familjarisht në Prevallë. Në foto kryetarja e LSI-së, duket se ka lënë pas përplasjet politike dhe është përqendruar tek familja. Ajo shkruan se ndihet krenare që është dhe nënë dhe shoqe përkrah të birit.
“Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve”, shkruan Kryemadhi.