Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka paralelizuar sundimin e Adolf Hitlerit me pushtetin e sotëm të kryeministrit Edi Rama. Në një postim të bërë në Facebook, ai ka shkëputur një sekuencë nga drama e vënë në skenën Teatrit Kombëtar në vitet 70, “Arturo Ui “, e cila tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20.
“Kush do ta frenoje kete kolerë?(VIDEO). Kjo eshte pyetja qe ben e madherishmja Margarita Xhepa teksa interpreton ne dramen Arturo Ui. Kjo eshte pyetja per te gjithe edhe sot…”, shkruan Vasili.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1351775801669547/