Interpol ka sjellë nga Anglia në Tiranë një shtetas 41 vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare. Është një emër i njohur për vendin tonë, një personazh që ka qenë në faqet e para të mediave apo në edicionet televizive të lajmeve për shumë e shumë kohë. Në fakt, duket se personazhi shqiptar, ka tërhequr edhe interesin e mediave në Britaninë e Madhe.
Gentian Doda është i njohur në Shqipëri për rastin e korruptimit të gjyqtarit të Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, i cili përfundoi për vete në telashe. Gjyqtari jo vetëm humbi postin, por mori edhe dënim penal. Pikërisht 41 vjeçarit shqiptar i ka kushtuar vëmendje tabloidi i njohur anglez. Ndërkohë që sot Interpoli ka njoftuar ekstradimin e Gentian Dodes, qe shpetoi nga dënimi pas ryshfetit 30 mije euro qe i dha gjyqtarit, “Daily Mail”, ka publikuar nje shkrim per te dhe historine e tij. Më poshtë, shkrimi i plotë.
“V.rasesi i dyfishte shqiptar ka hyre dy here ne Britani dhe ka jetuar ketu per vite me radhe”. Keshtu e nis shkrimin media e huaj per Gentian Doden.
Gentian Doda mori nje pasaportë britanike nën një emër të rremë ndërsa ishte në arrati për v.rasjet. Pavarësisht se ishte si një nga të dyshuarit më të kërkuar, ai qendroi ne kete vend për 13 vjet. Ai u kap vetëm falë autoriteteve amerikane, të cilët kontrolluan gjurmët e gishtërinjve pasi ai fluturoi në Los Angeles në pasaportën e tij false.
Doda u deportua dhe iu konfiskua pasaporta, por katër vjet më vonë, pasi i kishte dhene ryshfet një gjykatësi në atdheun e tij për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku mbeti edhe për dy vjet të tjerë. Ai më në fund u kap dhe do deportohet per here te dyte.
Por pas kesaj, pati shume kritika, per pikepyetjet e shumta në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj të rrezikshëm mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.
Doda, 40 vjeç eshtë pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.
Së bashku me katër bashkëpunëtorë, 18-vjeçari i atëhershëm i zuri prite kreut te bandes rivale dhe hapi zjarr me një kallashnikov. Rivali Asllan Gjoka, si dhe një kalimtar u vranë.
Pas kësaj Doda iku në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkoi azil, duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. Ne 2004-ën mori shtësinë britanike, tre vjet pasi u dënua për vrasje të dyfishtë në mungesë në Shqipëri dhe u dënua me 20 vjet.
Një vit pasi mori pasaportën e tij, ai u arrestua per prishtje te qetesise publike, por autoritetet ende nuk arritën të zbulojnë identitetin e tij të vërtetë.
Interpoli ne 2009-ën e shpalli si një prej 16 personat më të kërkuar në Britani, ndekrohe qe gjate kesaj kohe kishte udhetuar 2 herë në Shqipëri me një emër fals.
Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi të mëpasshëm, ai nuk ishte në gjendje të provonte emrin fals, ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai gjoja ishte rritur. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh pas hekurave, ai pagoi gjyqtarin duke ulur dënimin e tij nga ‘vrasje’ në ‘plagosje’.
Pas lirimit të tij, Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.