Një ditë pasi foli për mediat, sot, 10 gusht, kryebashkiaku i Shkodrës i zgjedhur më 30 qershor, Valdrin Pjetri ka reaguar në Facebook, për akuzat që PD ka ngritur ndaj tij se ka qenë i ndaluar dhe më pas dëbuar nga Italia, e pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme për pastërtinë e figurës së tij. Pjetri ka publikuar foto që thotë se janë “certifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian”.
POSTIMI I PLOTE
“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”.