Pak minuta pasi Valdrin Pjetri ka publikuar në Facebook dy certfikata, që sipas tij provojnë pastërtinë e figurës së vet, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Gazment Bardhit. Në një postim në Facebook numri 2 i PD-së thotë se dokumentet e publikuara nga Pjetri, nuk provon se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.
Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.
Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit. Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar. Për t’i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:
Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?