Presidenti Ilir Meta i ka zhvendosur pushimet ne Jazhnice, ku po shijon freskine e liqenit dhe relievit malor të zonës. Kreu i shtetit ka postuar nje video pershendetese per ndjekesit e tij teksa noton ne Liqen.
Postimi:
Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit.
Liqeni i Madh i Jazhincës gjendet në rrënjë të majeve Bistra 1 dhe majes së Liqenit, Kosovë. Liqeni i Jazhincës e ka ngjyrë të errët të gjelbërt si safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinjë të mëdhenj.