Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Me një status në “Facebook”, Spahia thotë se Valdrin Pjetri ashtu dhe shumë emra të tjerë u flakën nga politika për shkak të denoncimeve të vazhdueshme që ka bërë Partia Demokratike.
Ai thotë se kjo betejë do të vijojë dhe askush nuk do të ketë guxim dhe forcë për ta penguar. Sipas Bardhit, filozofia ku mbështetet PD-ja është zbatimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.
Reagimi i Spahisë:
“Me mire te v.desesh ne kembe se sa te jetosh ne gjunje” Qendresa, mospajtimi me te keqen e beteja pa u lodhur, edhe me sakrifica te forta, jane vlerat qe ndajne demokratet. Valdrin Pjetri ashtu si shume te ngjashem te tij u flaken nga politika pikerisht per shkak te denoncimeve te PD. Shqiperia sot ka enkas nje ligj per te frenuar Edi Ramen, qe k.riminelet i fut nga te mundet si ne pushtet qendror ashtu edhe vendor. Eshte nje beteje qe mban siglen e PD, qe do vazhdoje derisa zyrat e shtetit shqipetar, te dendura me Valdrina, te pastrohen.
Kjo e jona eshte beteje qe nuk erresohet dot nga askush! Jane keto vlera, besimi ne shtetin e se drejtes dhe triumfi i demokracise fryma qe bashkon demokratet e jo emrat e pervecem. Kjo eshte zgjedhja e demokrateve, e testuar shpesh ne Shkodren tone dhe se fundi edhe me rastin e Valdrin Pjetrit. Nuk eshte rruga me e thjeshte apo me e lehte, por eshte me e qendrueshmja, eshte rruga qe duan demokratet e ndershem dhe me e sigurta.”Vlerat jane kuptimi qe zgjedhim t’i japim jetes”, thoshte Jean-Paul Sartre. Lum kush e kupton e i jep kuptim dinjitoz jetes e kontributit te vet!