Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka propozuar emrin që duhet të drejtojë Bashkinë e Shkodrës, pasi pritet që kreu aktual Valdrin Pjetri të rrëzohet nga ligji i dek.riminalizimit, për shkak të disa dokumentave të autoriteteve italiane, që zbulojnë se ai ka qenë i dënuar më parë në shtetin fqinj për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve psikoaktive.
Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi shprehet me ironi se në krye të Bashkisë së Shkodrës duhet të vendoset kryeministri Rama, pasi ai përfaqëson shumicën e shqiptarëve pas zgjedhjeve moniste. Sipas Maliqit, kjo do të ishte zgjidhja e vetme për hapjen negociatave, pasi Rama do të kishte 3 funksione: Kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kryebashkiak, dhe si rezultat kësaj vendi do të lulëzonte si në qeverisjen qëndrore, ashtu dhe në atë vendore e diplomatike.
Postimi i plotë:
Une mendoj qe Rama te komandohet Kryebashkiak ne Shkoder mqse pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi.Rames i pershtatet te jete dhe Kryebashkiak mqse pas zgjedhjeve moniste perfaqeson shumicen e shqiptareve??si p.sh ne Shkoder perfaqeson 8% te votuesve! Por kostituimin e keshillit bashkiak monist dhe betimin ta beje ne prani te mikut te tij Vuçic. Mendoj qe Presidenti te ruaj qetesin dhe te kete besim mos te shpall date tjeter zgjedhjesh ne Shkoder se Rama Kryeminister,minister i jashtem dhe kryebashkiak ne Shkoder i bene shume mire detyrat,vendi po lulezon si ne qeverisjen qendrore si ne qeverisjen vendore dhe ne ate diplomatike ku me Ramen me keto 3 funksione e sigurt qe ne 18 tetor hapen negociatat per BE???!