Struktura e posacme antikorrupsion dhe antik.rim i organizuar është një insitucion i ri kushtetues, detyra e të cilit është të hetojë dhe të ndjekë penalisht korrupsionin, k.rimin e organizuar si dhe k.rimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.
Po pse nevojitet SPAK?
Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e k.rimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Cmimin e paguante gjithë vendi.
Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u?
Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish- zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vetingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar.
Prokurorët e posacëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.
“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-K.rim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, thekson ambasada e SHBA ne postimin e saj në FB.