Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Në kuadër të planit operacional për goditjen e aktivitetit kriminal për trafikimin e mjeteve motorike, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e paligjshme kanë finalizuar operacionin “SUMMER 2017” me qëllim bllokimin e automjeteve të trafikuara në Republikën e Shqipërisë, nga vendet e BE-së.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 automjete të dyshuara të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikuar.
Mjetet e bllokuara janë:
-Mercedes Benz
-Volkswagen
-Rover
-Alfa Romeo
-Yamaha (motorçikletë)
Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër
Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave” të parashikuara nga nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal.
Gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar:
-919 mjete
-879 dokumentacione të automjeteve
-1307 shtetas
U kontrolluan dhe u verifikuan 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve. Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative. Në këtë operacion morën pjesë 230 forca policore.”. /ShkodraWeb/
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2025887844364243/