Deputetja Rudina Hajdari ka “zhvilluar” një takim me atë që ajo e quan grupi demokrat. Zonja Hajdari ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku i pranishëm krahas saj është edhe vëllai, Kiri Hajdari, deputeti tjetër, Myslim Murrizi.
Në takim, kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës së re, Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilët morën mandatet pas vendimit të opozitës për t’i djegur ato.