Partia Demokratike pritët të “fundosë” sot një tjetër kryebashkiak të maxhorancës në pushtet.
Pas Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen pasi iu publikuan dokumentet e dënimit në Itali, sot burime nga PD bëjnë të ditur se është radha e Agim Kajmakut, kryetarit në detyrë të Bashkisë së Vorës.
Selia blu ka njoftuar një konferencë të rëndësishëm për mediat në orën 12:00, ditën e sotme.
Mësohet se do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili do të publikojë dokumentet që sipas demokratëve implikojnë Agim Kajmakun në veprimtari k.riminale.
Një paralajmërim të tillë e bëri dhe Zëri i Amerikës, ku është theksuar se për Agim Kajmakun ka një dosje të hapur penale më drejtësinë greke.
Sipas letrës që çoi në Prokurori, PD këmbëngul që Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, por ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, prandaj duhet te largohet nga detyra.