Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Bushat në Njesine Administrative me te njejtin emer ne Bashkine Vau Dejes. Sipas raportimeve të para nga flakët kanë shpërthyer edhe disa municione në një repart ushtarak, duke djegur një pjesë të tij. Nga flakët rezikohen edhe banesat rreth e rrotull. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.