Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: “Më datë 01.09.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët më datë 31.08.2017, në Lezhë , për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Andi Marku 41 vjeç, banues në Lezhë, punonjës në Prefekturën e Qarkut Lezhë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /ShkodraWeb/