Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja se ai ka qenë i arrestuar në Greqi.
“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.”, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook Kajmaku i PS-së.