Duke reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Lezhë se dokumentet për Valdrin Pjetrin janë marrë në mënyrë të paligjshme, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se kryeministri pasi është kapur me “presh në dorë”, ua hedh fajin atyre që zbuluan të shkuarën e Pjetrit.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kane ata qe ja tregojnë preshin.
Lexojeni cfare ka thene derdimeni sot ne Lezhe duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:
“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.
Pas kesaj ju e kuptoni shume qarte se cfare turpi eshte ky kryeminister dhe gjithshka perfaqeson ai dhe çfarë ka perqark tij.