Paraditen e sotme u perhap informacion zyrtar se zjarri ne malin e Taraboshit eshte fikur. Ne fakt, eshte nje informacion i rreme qe pergenjeshtrohet nga rojet e kullave te televizioneve qe jane ne majen e malit. Sipas ketyre punonjesve, flaket nuk jane shuar por po perparojne duke rrezikuar ti afrohen kullave te televizioneve lokale e kombetare. Nedrkohe, ne terren jane mbi 30 persona ushtarake dhe civile qe po mundohen te ulin poshte flaket. Madje, zjarri ka hyre edhe ne nje pjese te repartit ushtarak qe ndodhet ne Tarabosh. Zjarri vjen nga drejtime te ndryshme dhe terreni i thyer veshtireson fikjen e tij. /ShkodraWeb/