Para mbledhjes së kryesisë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët rajonalë të Qarkut Shkodër ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark.
Burimet bëjnë me dije se në mbledhje Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Rama ka thënë se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.