Veç diskutimeve politike, kampi LRI-së në Jalë, është dhe vend argëtimi. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe zv.kryetari Luan Rama ka shfrytëzuar kohën e lirë për t’u argëtuar me të rinjtë e kësaj partia.
Kryemadhi që disa muaj më parë bëri të ditur se ishte patur një ndërhyrje në spital, por tashmë duket se është kthyer në formë dhe sot është parë të kërceje vallen “impenjative” të Kukësit.
Opozita ka paralajmëruar se në shtator do t’i rikthehet protestave, duket se kryetarja e LSI-së po behet gati për nisjen e aksionit. E fillon me “përgatitje fizike” dhe vallja është “palestra” më e mirë…