Ka mbërritur edhe dorëheqja e nëntë në Qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për Agim Shimaj, i cili kishte vetëm dy muaj në krye të Hetimit Tatimor. Më herët ka qenë në krye të Inspektoriatit të Punës. Para vitit 2013, Shimaj ka mbajtur edhe poste të tjera si drejtor i DAR Shkodër, Radio Shkodra etj. Shimaj është një figurë e njohur e socalistëve në Shkodër.
Më herët, dhanë dorëheqjen edhe 8 drejtorë të tjerë rajonalë, duke iu përgjigjur thirrje së bërë nga kryeministri Rama për një riformatim të plotë të PS-së në Qarkun e Shkodrës.