Kryetarja e grupit parlamentar të grupit demokrat, Rudina Hajdari ka ironizuar të gjithë zërat nga PD-ja që kanë vlerësuar Ditmir Bushatin, si një mendim ndryshe nga PS-ja. Ajo rikthehet pas në kohën kur ishte kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, kur përfaqësues të PD-së iu kundërvunë duke deklaruar se është blerë nga Rama.
“Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike“, shkruan Hajdari.