Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu reagon pas urdhrit të fundit të kryeministrit Rama, për zëvendësimin e gjithë drejtorëve burra në Shkodër, me gra. Duke ironizuar urdhrin e Ramës, Shehu thotë se për t’i kthyer ‘virgjërinë’ Rilindjes kryeministri është frymëzuar nga ishulli Lemnos në Greqi dhe po tënton të bëhet vet Afërdita, perëndi e mitologjisë greke. Sipas demokratit për bëmat, Rilindjes nuk ia kanë fajin as burrat dhe as gratë, por mënyra e ndërtimit dhe funksionimit të partisë.
“Rama kerkon ta ktheje Rilindjen ne ishullin e Lemnos! Shume interesante, per t‘i kthyer Rilindjes “virgjerine” Kryeministri qenka frymezuar nga Ishulli i Lemnos se mitologjise greke, duke tentuar te marre per vehte rolin e Afrodites. Nje ishull ky vetem me gra, ku burrat u asgjesuan nga ajo Perendi.
Por dua t’i kujtoj se kjo nuk zgjati shume e burrat u cfaqen perseri aty. Per bemat e Rilindjes nuk e kane fajin as burrat e as grate, por menyrat e ndertimit, te maredhenieve, funksionimit, objektivave te saj. Keto duhen ndryshuar, por kjo nuk behet duke imituar Ishullin e Lemnos“, shkruan Tritan Shehu.