Ish-ministrri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ndarë në faqen e tij në Facebook një mesazh. Bushati kujton fillimin e Luftës së Dytë Botërore (L2B), teksa thekson se përgjumja e arsyes, i hapi rrugën një kapitulli të errët, siç ishte shpërthimi i luftës më të pëgjakshme në historinë e njerëzimit.
“80 vjet më parë, përgjumja e arsyes, i hapi rrugën një kapitulli të errët të historisë europiane, shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Një gjeneratë e tërë sakrifikoi për paqen duke treguar një guxim të jashtëzakonshëm në luftën për liri. Mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tonë për sakrificat e tyre është promovimi i tolerancës, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtja e lirisë“, përfundon Bushati mesazhin e tij.
Kujtojmë se së fundmi ish-ministri ka patur një përplasje me kryeministrin Rama për situatën në Shkodër, ndërsa në media është aluduar një largim i mundshëm i tij nga PS.