Historiani Arben Llalla ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku thotë se kryeministri Edi Rama po ndërton një shtëpi në Dhërmi, ngjitur me kishën e Shën Thanasit.
“Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës në Dhërmi të Himarës që po përfundohet ngjitur me Kishën e Shën Thanasit.”-shkruan Llalla.
Nuk dihet sesa mund të qëndrojë ky pretendim i historianit, i cili vjen në ditën kur Lulzim Basha u shpreh se vila e Edi Ramës në Surrël vlen më shumë se 2 milionë Euro.