Drejtoria e Emergjencave Civile ne Bashkine Vau Dejes njofton: Rreth orës 12:00 të së premtes ne territorin e fshatit Bushat, në njësinë Administrative të Bushatit, në Zefjanë në Bashkinë Vau Dejës është evidentuar një vatër zjarri. Menjeherë pranë vatrës së zjarrit, kanë shkuar efektive të repartit të zjarrfikësve në Bashkinë Vau Dejës, së bashku me inspektorë të shërbimit pyjore. Si pasojë e erës së fortë, vatra e zjarrit, është përhapur me shpejtësi perreth, Zefjanës, duke përfshirë edhe sipërfaqe pranë ish repartit ushtarak në Zefjanë. Si pasojë e flakëve të zjarrit, ka pasur edhe krisma armësh dhe shpërthime të municioneve të cilat mendohet se janë hedhur dhe ndodhen në zonë, që prej funksionimit të repartit ushtarak, por edhe të lëna në zonë gjatë trazirave të vitit 1997. Për të menaxhuar situatën e krijuar, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarri, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës, nën koordinimin e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, jane kanw koordinuar ndwrhyrjen me të gjithë institucionet në varësi të Bashkisë Vau Dejës, duke përfshirëreaprtin e zjarrfikësve, Shërbimin Pyjore dhe punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në Bashkinë Vau Dejës, pwr tw menaxhuar situatwn e krijuar nga vatrat e zjarrit Në mbështetje të Bashkisë Vau Dejës, kane qene edhe efektive të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ndërkohe që nuk ka munguar angazhimi i Inspektoriatit Shtetëror Pyjore. Për të ndjekur nga afër situatën e krijuar në Zefjanë, ka qënë Prefekti i Qarkut të Shkodrës Paulin Radovani, si dhe drejtori i Emergjencave Civile, në Qarkun e Shkodrës Pëllumb Dani. Në mbështetje, të Repartit të Zjarrfikësve në Vau Dejës, kane mberritur 3 mjete zjarrfikëse të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që një zjarrfikëse ka mbërritur nga Bashkia Shkodër dhe 1 zjarrfikëse nga Bashkia Malësi e Madhe. Shtabi i ngritur për këtë situatë të krijuar, në Bashkinë e Vau Dejësit, ka qënë në kontakt të vazhdueshem me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile,Shemsi Premçi, i cili ka qënë në gadishmëri për të menaxhuar situatën e krijuar. Dëri në këto momente, (rreth orës 19:30), falë ndërhyrjes së 5 mjeteve zjarrfikëse, forcave të ushtrise, policise së shtetit, inspektoriatit të pyjeve, punonjësve të Bashkisë Vau Dejës, zjarri është nën kontroll dhe nuk ka momentalisht asnjë rrezik për banesat në zonë. Si pasojë e këtij zjarri, të regjistruar rreth orës 12:00 të së premtes, janë djegur rreth 100 ha shkurre, 2 ha ullishte, ndërkohe që si pasojë e vatrës së zjarrit, është djegur një banesë e braktisur në zonë. 10 banesa janë rrezikuar si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarrit në kodrën e Zefjanës në Bushat. Bashkia Vau Dejës, po ndjek situatën e krijuar ndërkohë që falenderon të gjithë institucionet dhe komunitetin për gadishmërinë e treguar në përballimin e kesaj situatë të krijuar. Në mënryë të vecantë, një falenderim për Prefektin Paulin Radovani, Drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, efektivët e policisë, ushtrinë, dhe të gjithë personat e angazhuar në venien nen kontroll të kësaj situatë./ShkodraWeb/