Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Identifikohet dhe shpallet në kërkim brenda 8 orësh autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit E.N. në afërsi të fshatit Beltoj. Me datë 03.09.2017, ora 03:35 , ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, u bë i mundur , që brenda 8 orësh, nga specialistët për hetimin e krimeve ,të identifikohet dhe të shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.” /ShkodraWeb/