Fadil Kasemi, ish-bashkëshorti i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, ka dalë paraditen e së dielës para togave të zeza të gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj tij, dhe u vendos lënia në burg. Raportohet se ai ka qenë mjaft i qetë në nisje të seancës. Teksa ka dhënë gjeneralitetet, ai ka pranuar krimin, por edhe këtë herë nuk ka folur, s’ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth motivit të krimit. Mësohet se familjarët e tij kanë qenë jashtë gjykatës, dhe nuk janë futur në seancë. Gjykata e Krimeve te Renda ka vleresuar te ligjshem arrestimin e Kasemit nga policia si dhe ka lene ne fuqi masen “arrest me burg” pa afat per vrasesin e gjykateses shkodrane Fildes Hafizi.